Lajme Lifestyle Teknologji

Nissan/ Përshpejton adoptimin e makinave elektrike

Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes së lëvizjes me anë të elektricitetit, veçanërisht përmes karikimit inteligjent të automjeteve elektrike në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë dhe Itali, njoftoi EDF.

“Marrëveshja e bashkëpunimit të kompanive përqendrohet kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve efikase dhe me kosto efektive për karikimin inteligjent duke bashkuar teknologjitë e zhvilluara dhe të zotëruara nga të dyja kompanitë’’, tha EDF.

Si pjesë e marrëveshjes, Nissan do të jetë përgjegjës për shitjen e automjeteve elektrike sipas teknologjisë V2G, kurse EDF Group do të mbikëqyrë zgjidhjet për mënyrat e karikimit V2G dhe shërbimet relevante.

Automjeti nën sistemin V2G do të konsiderohet jo vetëm një mjet transporti, por do të shërbejë si një termocentral i lëvizshëm që gjeneron energji elektrike në rrjetin e energjisë kur është e nevojshme.

‘’Konsumatori mund ta shesë energjinë e ruajtur në automjetin elektrik në rrjet duke gjeneruar të ardhura shtesë për të kompensuar kostot e pronësisë së automjetit”, përfundoi EDF.

Related posts

Valdrin Pjetri ikën nga Hipoteka, ja ku emërohet

Mila

Festivali i filmit dedikuar Ditës së gruas

Anxhela news

Pas festivalit ‘Sunny Hill’, Gashi habit me atë që bën për Dua Lipën

emanuela
Na Kontaktoni!