HomeShëndeti

Një artikull vetëm për nënat e reja, çfarë duhet të dinë për ushqyrjen me gji

Ekzistojnë disa mite të ushqyerjes me gji, të cilat janë thjeshtë të gabuara dhe nuk kanë asgjë të vërtetë në to.

MITI 1: Qumështi i gjirit do të vijë tre ditë pas lindjes. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Për më shumë se 25 % e nënave të reja ardhja e qumështit të gjirit zgjat më shumë se 3 ditë.

MITI 2: Ushqyerja me qumështin e gjirit ndihmon në rënien në peshë. Gjatë ushqyerjes me gji nënat e reja mund të djegin nga 300-500 kalori në ditë, por kjo nuk do tu garantojë atyre rënien në peshë

MITI 3: Nëse nuk e ushqeni fëmijën me gji, ai do të sëmuret dhe nuk do të zhvillohet normalisht. Edhe nëse fëmijët nuk ushqehen me qumësht gjiri, kjo nuk ka vërtetuar që ato nuk do të zhvillohen normalisht, apo do të kenë probleme kur të rriten.

MITI 4: Nëse e ushqen foshnjën me biberon, nëna dhe fëmija nuk do të krijojnë lidhje. Ka shumë mënyra për të krijuar kontaktin mes nënës dhe fëmijës si përmes syve, prekjes, ledhatimeve, dashurisë etj.

MITI 5: Gjoksi juaj rritet gjatë ushqyerjes me gji. Disa femra mund të përjetojnë një rritje të vogël, por kjo përsëri nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh nga gjoksi i mëparshëm.

MITI 6: Gjoksi i madh prodhon më shumë qumësht. Nuk është i vërtetë. Madhësia e gjoksit nuk ka të bëjë fare me prodhimin e qumështit.

MITI 7: Nuk duhet dhënë asnjëherë gji foshnjës në publik, pasi është e paligjshme. Është në varësi të dëshirës së nënës se ku zgjedh ta ushqejë foshnjën e saj.


TË NGJASHME