HomeShowbiz

Një dasmë si në përralla! Ish-banorja e Big Brother i jep fund beqarisë

Ilda Gega, bukuroshja që u bë e njohur për pjesëmarrjen në reality shown Big Brother tërhoqi shumë vëmendjen me pamjen, mirëpo ndryshe nga banorët e tjerë vendosi që të qëndronte larg vëmendjes së mediave.

Mbrëmjen e djeshme, ka qenë një ditë shumë e veçantë për Ildën pasi ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në një ceremoni në Pallatin e Brigadave me partnerin saj me origjinë nga Libani.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto dhe video të shkëputura nga dasma madhështore, ku vëmendjen më të madhe e ka pasur Ilda e cila dukej si një princeshë me fustanin e bardhë.  


TË NGJASHME