HomePolitikë

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë viziton Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vizitohet sot nga një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari Komisionit.

Temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura 


TË NGJASHME