HomePolitikë

Një ditë para protestës së opozitës, Leyla Moses-Ones takim me Lleshajn

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, po ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ndërkohë kujtojmë që më herët ambasada amerikane reagoi përmes një statusi në facebook, teksa shkruante se e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Por shtoi se “kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet”.


TË NGJASHME