HomePolitikë

Një ditë para protestës, Tritan Shehu takim me degët e PD-së

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, ish-deputeti Tritan Shehu ka zhvilluar disa takime me qytetarë në Gjirokastër dhe degët e PD-së. Përmes një postimi në facebook Shehu thekson se ka konstatuar një frymë të lartë mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin politik.

Të gjitha degët gjithashtu paraqiten me një nivel të lavdërueshëm organizativ, duke ju përgjigjur kështu vullnetit të anëtarësisë, mbështetësve e banorëve në tërrësi., shprehet ish-deputeti.

Postimi i plotë:

Qarku i Gjirokastres neser ne protesten e madhe me pjesemarje dhe vendosmeri me te larte se cdo here.

Nga te gjitha takimet e ndryshme qe realizova ne Gjirokaster, Memaliaj, Tepelene, Permet e Kelcyre, konstatova nje fryme te larte vendosmerie, mobilizimi per te vazhduar pa u lekundur aksionin e madh politik, ne mbrojtje te demokracise e vlerave tona Perendimore.

Te gjitha deget gjithashtu paraqiten me nje nivel te lavderueshem organizativ, duke ju pergjegjur keshtu vullnetit te antaresise, mbeshtetesve e banoreve ne terresi.

I falenderoj dhe i inkurajoj te gjithe keta njerrez fisnike, per pjesemarjen e tyre aktive apo per mbeshtetjen e shume llojeshme qe po i japin kesaj levizje te madhe, pikerisht per tju kundervene autokracise, deformimin te demokracise, varferise, arrogances se pushtetit etj, per te rivendosur parimet europiane e zhvillimet drejt prosperitetit te vendit..

Tags:

TË NGJASHME