HomeSport

Një ditë para startit të Superiores, Dalipi njofton largimin nga Luftëtari

Luftëtari është një nga skuadrat që arriti të ia dalë të mbijetojë në sezonin e shkuar, por nga mbyllja e edicionit 2018/2019, shumë pak gjëra lojtarë kanë mbijetuar. Sfidat e reja të këtij viti gjirokastritët do t’i përballojnë dhe me mungesën e trajnerit Klevis Dalipi, i cili vetëm një ditë para fillimit të sezonit të ri të Superiores, ka njoftuar largimin. Vendin e tij e ka zënë menjëherë Klodian Duro, i cili ishte edhe Drejtor Sportiv në këtë klub.

Javën e parë të Superiores, Luftëtari do të përballet me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Tekniku Dalipi kishte përfunduar dhe fazën përgatitore me ekipin por në fund ka vendosur të largohet, pasi palët nuk kanë rënë dakort për kontratën e re.


TË NGJASHME