HomeSociale

Një ditë pas largimit nga Biblioteka Kombëtare, ministrja e Kulturës mesazh për Persida Asllanin

Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, pas të cilit Persida Asllani nuk do të jetë më drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë me ndjekësit në faqen e saj në Facebook, një mesazh për ish-drejtoren, që zgjodhi të vazhdojë rrugën akademike. 

Ministrja Margariti teksa e falenderon publikisht, numëron gjithë punët e mira të bëra nga Asllani në krye të Bibliotekës Kombëtare.

“Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja”- shkruan ndër të tjera ministrja Margariti.

persi

Postimi i Margaritit 

Në shumicën e herëve koha është e pamjaftueshme për të kuptuar dhe njohur dikë deri në fund. Gjashtë muaj ishin shumë pak për të realizuar projektet e nisura, por boll të mjaftueshme për të kuptuar dashamirësinë dhe vullnetin për të bërë punë të mira. Sot, do të kisha dashur të falenderoja pa fund miken dhe mbështetësen time në këto 6 muaj të punës në Ministria e Kulturës, Persida Asllani.
Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në krye të Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë të një institucioni me vështirësi reale. Faleminderit, që bashkë me stafin e BK, ia dolët të menaxhonit situata ekstreme; që së bashku e sollët Bibliotekën Kombëtare dhe librin më afër me lexuesin dhe studiuesit; që bëtë për vete edhe moshat e vogla, duke i njohur me horizontet që të hap të lexuarit; që zgjeruat bibliotekën digjitale me më shumë vepra të rralla, duke mos i lënë ata në “shenjtërinë” e tyre, por i bëtë t? prekshëm; që risollët mes nesh emra të mëdhenj të letrave, përmes konferencash e ekspozitash. Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike!


TË NGJASHME