HomeShowbiz

Një divë e vërtetë, Oriola i vë ‘flakën’ sfilatës së Guess

Oriola Marashit iu besua edhe sfilata e dytë për markën e drejtuar nga Paul Marciano edhe me këtë gjë mund të themi se ajo është përfundimisht një modele e Guess.

Për sfilatën modelja shqiptare udhëtoi drejt Italisë, ku koleksioni pranverë- verë u prezantua në një sfilatë në Liqenin e Komos dhe Oriola sfiloi me dy veshje.

Njëra ishte me një palë rroba banjo ngjyrë rozë dhe një tunikë të bardhë sipër.

Veshja e dytë ishte një palë rroba banjo të bardha, që e bënin trupin e Oriolës të dukej super elegant.

“E dogja fare sfilatën”, shkruajti Oriola në Instagram.

Muajin e kaluar, Oriola ishte pjesë e sfilatës së Guess në Barcelonë.

Ku asaj iu besuan jo pak, por 4 veshje.


TË NGJASHME