HomeShowbiz

Një fashioniste e vërtetë! Ledina Çelo kthehet pas në kohë dhe publikon foton e vjetër

Ledina Çelo është konsideruar si një nga femrat më të bukura shqiptare që në vitet ’90.

Jemi në vitin 2019 dhe këngëtarja është 42 vjeçe, duket se nuk i njeh vitet aspak përkundrazi duket çdo ditë edhe më e re.

Ledina është kthyer mbas në kohë duke na e dëshmuar këtë gjë përmes një fotografie të përbashkët me shoqet e saj.

“Gocat e Tironës! Viti 1994”, shkruan këngëtarja.

E veshur me xhinse me bel të lartë dhe një bluzë të tejdukshme, na tregon se gocat e Tironës e ndiqnin modën dhe ishin fashionista edhe vite më parë.

Në foton tjetër ajo ka pozuar përkrah vëllait në Paris, dhe duket mahnitëse! E veshur me xhinse nga koka te këmbët, këngëtarja spikat për elegancën e saj, që e ruan edhe sot e kësaj dite.


TË NGJASHME