HomeSociale

“Një femër që ka kaluar 150 djem nuk do të…”, Robert Aliaj me deklaratë të fortë

Artisti Robert Aliaj është i njohur për opinionet e tij të forta dhe që shpeshherë shkaktojnë debate të mëdha në media, por ai prandaj i duhet ekraneve sepse shpesh e përplas të vërtetën pa e zbukuruar fare. Së fundmi Roberti ka komentuar rreth vendimit të fundit nga Gjykata Supreme në Amerikë që i dha fund të drejtës për abort në disa shtete kyçe. Mes të tjerave artisit u shpreh se një femër që ka kaluar 150 veta, nuk vlen.

Robert Aliaj deklaroi:

“Mbi të gjitha është pesha bie tek individi. Përgjegjësia absolutisht është individuale. Edukimi është çelësi i një vendimi të duhur individual. Pa ndërgjegjen e individit asgjë nuk zgjidhet. Ky do të jetë një fenomen që do të vijojnë. Në lidhje me liritë personale, ka një keqkuptim në lidhje me këtë. Ai i shparshmi mu duk një debat pa kuptim e pa lëndë. Nuk është liri personale kur mendon ashtu. Jam pro abortit sepse besoj tek ndërgjegjja e njerëzve se nuk e bëjnë për sport. Ka një arsye aq të fortë që shkon tek ekzekutimi i një jete. Sepse është kaq komplekse gjëja sa edhe kur ke të drejtë të abortosh, është shumë problem sepse është respekti i marrjes së një jete. Jemi të barabartë. Nëna, babai, fetusi janë të pafajshëm dhe me të drejta barabarta për jetën. Askush nuk ka më shumë. Për mua zgjidhja nuk është të bëhet apo jo aborti, por të ndërgjegjësohen njerëzit para se të shkojnë tek fenomeni. Sepse shoqëria ka pafund probleme me seksualitetin dhe rrezikun kur ai është i shfrenuar. Problemi nuk është të shkosh me kë të duash, por problemet që lindin pas kësaj. Është krijuar një model femëror që është krejtësisht e papërgjegjshme dhe thotë e di un ç’bëj me trupin tim. Por kjo në shoqëri dëmton shumë se një femër që ka kaluar 150 veta dhe nuk ka përfunduar akoma me një, nuk do të përfundojë me asnjë dhe nuk është e besueshme për meshkujt e tjetër dhe nuk vlen.”


TË NGJASHME