Botë Sociale

Një fshat i tërë në Zvicër po shndërrohet në hotel

Një fshat i vogël malor me ndërtesa të paprekura për shekuj të tërë, që rrezikonte të kthehej në fshat-fantazmë, pritet të kthehet në rezort turistik, në formën e një hoteli autonom.

Fshati i mbuluar me gjelbërim, me emrin Corippo, në kantonin italian të Zvicrës jugore, duket sikur ka dalë nga ndonjë përrallë. Megjithatë, realiteti I banorëve të mbetur në atë fshat, nuk është i këndshëm.

Dikur ka qenë i përbërë nga një komunitet fermerësh prej 300 banorësh, ndërsa sot Corippo ka mbetur me 12, 11 prej të cilëve janë mbi 65 vjeç. Të vetmet veprimtari ekonomike janë të një bujtine dhe të një restorant i vjetruar.

Megjithatë, një fondacion vendas, “Corippo 1975”, ka gjetur një ide për ta shpëtuar fshatin. Ata duan ta bëjnë hotelin e parë në Zvicër me dhoma të shpërndara. Ky model është vërtetuar i suksesshëm në Itali dhe mund të vërë në punë 30 nga 70 ndërtesat e fshatit.

Shtëpitë janë disa shekullore, me çati të pjerrëta e të ndërtuara me gur graniti vendas. Tani mund të kthehen në shtëpiza pushimi, secila si dhomë hoteli.

Fabio Xhakomaci, arkitekt dhe president i fondacionit, tha se kjo do t’u japë vizitorëve një përvojë të vërtetë të fshatit rural, i cili praktikisht ka mbetur i pandryshuar që nga vitet 1800.

Shtëpia e parë u hap në korrik të vitit 2018, por përurimi i hotel-fshatit është llogaritur për Pashkët e vitit 2020.

Për këtë do të vihet në zbatim një plan rindërtimi, që kushton rreth 6.5 milionë dollarë. Projekti ka ngjallur interes ndërkombëtar, duke shtuar numrin e vizitorëve që tani. Në vitin 2017, projekti fitoi çmimin “Gastrosuisse” për Risi në Fushën e Hotelerisë.

Related posts

Koncesionet, Tabaku: Sa më i afërt fundi, më i egër reagimi

Mila

Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen…

Mila

Nga 8 shtatori shqiptarët mund të udhëtojnë me patentat e tyre në Itali

Mila
Na Kontaktoni!