HomeShëndeti

Një gotë Rose për ty!

Ajo është “mbreteresha”e të katërta stinëve , duke filluar nga pikniku i pranveres te festat e cmenduara verore, duke vazhduar me pasditet melankolike vjeshtore, e më tej me darkat e rënda dimërore.Më shume se 190.000 foto jane bërë tag me #roseallday në Instagram, pra kemi shumë fansa të kësaj lloj vere.

Ka vere rose për të gjithë, si për ata që e duan pak të athët ashtu edhe për ata që e duan pak më të ëmbel, sipas preferences tuaj.Ashtu sikurse vera e bardhë dhe e kuqe , edhe vera rose është e bërë nga rrushi, por ndryshe nga këto të dyja vera rose i ka të perfshirë te dy llojet e rrushit, pikërisht kjo gjë e ben atë të jetë e vecantë.Cfarë rebeleje.

Benefitet shëndetësore që ka vera rose janë pak a shumë të njëjta me ato që ka edhe vera e kuqe.Ajo bën mirë për shëndetin kardiovaskular si dhe ka shumë antioksidantë.Kur vjen puna për të zgjedhur midis një vere të bardhë ose një vere të kuqe, duhet të zgjidhni verë roze sepse ajo është më e shëndetshme sepse ka më shumë antioksidantë.Ështe konstatuar gjithashtu, se ata që pijnë verë të bardhë kanë 13 përqind më shumë shanse për të patur kancer sesa ata që pijnë verë rose ose të kuqe.

Në fakt pak alkool nuk ju bën keq…

Alkoolet, duke përfshirë këtu edhe verën roze bën të mundur rritjen e rruazave të kuqe të gjakut ose HDL.Gjithashtu ajo ul mundesinë e një ataku në zemër dhe uljen e kolesterolit.

Vera rose ul ndjëshem kolesterolin…

Vera rose përmban një numër shumë të madh komponentësh të fuqishëm të antioksidantëve dhe të inflamatorëve.Polifenolet ne verën rose ndihmon në reduktimin e yndyrnave të tepërta , pra kolesterolit, ndekohë që potasiumi bën të mundur uljen e presionit te gjakut.Gjithashtu pirja e veres roze ndihmon edhe në reduktimin e artritit.Por gjithmonë duhet të kemi parasysh se duhet të pijmë me limit…ndryshe do të kemi shumë efekte negative.

Një gotë me rose është një opsion i mirë për të humbur kalori….

Vera rose ka relativisht kalori shumë të ulëta.

Një gotë vere normale ka pak a shumë 82 kalori, gjë që e bën të ketë më pak kalori se gjithë llojet e tjera të alkooleve.Do të ishte perfekte që gjatë pranverës për shembull një gotë rose të shoqërohej me frutat stinore, ose në verë me pasta…dicka perfekte…

Dhe ja pra ku është e gjitha…Tani shijoni nje gotë vere rose, dhe jetojeni jetën me thjeshtë…ky është celësi.Cheers!

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME