HomeShowbiz

Një histori dashurie si e Aferdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, ja planet e çiftit

Historia e dashurisë e Afërdita Dreshajt dhe sportistit çek, Jakub Kindl, është një nga më të komentuarat e mediave dhe shpesh në vëmendjen e publikut. Ata u martuan në verën e 2018-ës, por a janë gati për hapin e radhës, krijimin e një familje?

Modelja i është përgjigjur kësaj pyetje në Instagram, që meqë ra fjala sipas saj është pyetja që i bëhet më shpesh dhe thotë se sigurisht që janë duke e planifikuar të bëjnë një fëmijë. Megjithatë jo tani, sepse për momentin kanë vendosur të udhëtojnë sa më shumë dhe të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë Dreshaj tregon dhe sekretin e tyre të lumturisë, të qenit të hapur 100% me njëri-tjetrin, pa sekrete, pra të jenë shokë të ngushtë në radhë të parë.


TË NGJASHME