HomePolitikë

Një lajm fantastik për Kosovën/ Reagon Cakaj

Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka. Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përshëndetur njohjen e Republikës së Kosovës nga Xhamajka.

Reagimi i plotë

Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi.

Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME