HomeSport

Një “luan” për Leo Messin, në Holandë zbulojnë blerjen e re të Barcelonës!

Me Luis Suarez që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Koeman, Barcelona është vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues.

Emrat që qarkullojnë janë nga më të bujshmit, fillimisht u fol për një interesim për sulmuesin e Liverpool, Momo Salah ndërsa së fundmi në skenë del sërish emri i Memphis Depay.

Telegraaf

Sipas të përditshmes holandeze “De Telegraaf”, drejtuesit e klubit blaugrana kanë gjetur akordin me sulmuesin e Lyon. Në tavolinë janë vendosur 25 milionë euro cash plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Gjithnjë sipas “De Telegraaf”, sulmuesi holandez do të zbarkojë në Barcelonë në fund të kësaj jave për t’u prezantuar si blerja më e re e klubit katalunjas.

Memphis do të luajë përkrahë Leo Messit, ky ishte titulli i të përditshmes “De Telegraaf” që e bën fakt të kryer akordin me Lyon.


TË NGJASHME