HomeSociale

Një maqedonas infektohet nga koronavirusi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se njëri prej tre shtetasve të tyre që janë të bllokuar në kroçerën “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës është prekur nga koronavirusi.

“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME