HomeSociale

Një minutë puthje, ja çfarë i shkakton trupit tonë

Nëse ekziston një gjë që karakterizon lidhjen e dashurisë njerëzore, padyshim që është akti i puthjes.

Shpreh ndjenja, emocione dhe humor, dhe për këtë arsye luan një rol qendror në marrëdhënie.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se puthja është një ushtrim i shkëlqyeshëm për tu vënë në praktikë për të hequr qafe disa kile shtesë.

Kur puthemi ne aktivizojmë rreth 30 muskuj në qafë dhe fytyrë dhe, në varësi të intensitetit dhe kohëzgjatjes, secila puthje mund të djeg nga 6 deri në 10 kalori. Një puthje intensive mund të bëjë që ne të djegim deri në 12 kalori në minutë.

“Gjatë një puthjeje pasionante, shpejtësia e metabolizmit madje mund të dyfishohet,” “Në praktikë, trupi djeg yndyrnat dhe karbohidratet më shpejt dhe në mënyrë efektive.”

Për më tepër, puthjet gjithashtu ndihmojnë për të lëshuar endorfinat dhe hormonet e tjera të mirëqenies, të tilla si oksitocina dhe dopamina, duke ndihmuar për të hequr qafe ankthin dhe stresin.

Image result for puthje

TË NGJASHME