HomeLajme

Një muaj pasi i vrasin vëllanë, Talo Çelës i vendosin tritol në shtëpi

Mëngjesin e ditës së sotme diçka e papritur ndodhi në banesën e Talo Çelës. I shumëkërkuari i autoriteteve policore, për atentatin e Rinasit  dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës, përballet me një shpërthim tritoli në shtëpinë e tij.

Shpërthimi ka ndodhur në pjesën anësore të katit të parë të banesës. Si pasojë e strukturës, në banesë janë thyer xhamat dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Pak çaste më vonë policia ka mbërritur në vendngjarje, sakaq grupi hetimor vijoi me veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Duhet kujtuar se rreth një se rreth një muaj më parë, Talo Çelës i ekzekutuan vëllanë e tij, Bujar Çelën. Ngjarja ndodhi në datë 17 shtator, rreth orës 05:45 të mëngjesit , atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit.
Duke marrë parasysh këtë ngjarje, pistat kryesore të kërkimit për këtë ekzekutim lidhen me përfshirjen kriminale të Talo Çelës.
Çela po ashtu është një ndër të dyshuarit kryesorë të grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”, të datës 9 prill të vitit të shkuar, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare. Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.
Kjo pistë hetimi është ndjekur pas dëshmisë së njërit prej atentatorëve të penduar, Klevis Alla, i cili është arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.


TË NGJASHME