HomeLajme

“Një natë lùfte guerile në Tiranë”, La Repubblica: Shkopinj, gurë dhe të plágosur

Artikull nga La Repubblica

Një numër i konsiderueshëm të plágosurish, të paktën 15, ndoshta edhe më shumë. Shumë të tjerë u arréstuan, 60 nga të cilët 48 ishin italianë. Nata e prag-finales në Tiranës, ku Roma do të luajë sonte në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoord-it, është kthyer në një natë lùfte guerile. Përplásje me polícinë, e cila gjithashtu detyrohet të nxjerrë ármët për të mbajtur larg ultrasit, sidomos holandezët. Të veshur me të zeza, kortezhe nëpër rrugët e qytetit dhe gurë kundër makinave të polícisë, të vandalizuara nga romanistët. Gjithsej, 9 oficerë u plágosën, pothuajse të gjithë përfunduan në spital. Dhe duhet ende një ditë e plotë që finalja të zhvillohet.

Shkëndija, një 45-vjeçar shqiptar me plágë në kokë

Vigjilja e ndeshjes u parapri nga përplásja ku një 45-vjeçar shqiptar mbeti i plágosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodheshin një grup ultras holandez. Sipas pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja, gjatë sherrit me holandezët një shqiptar e ka godítur aksidentalisht me një karrige. Nëntë tifozë të Feyenoord u dërguan në stacionin e polícisë për hetim.

Episoda të dhùnshme në të gjithë qytetin

Pas incidenteve që plágosën 45-vjeçarin, tifozët e Feyenoord nuk janë qetësuar, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Polícia konfirmoi se ka pasur “tre raste përplasjesh”, në dy prej të cilave me rráhje dhe gjuajtje gurësh, mes efektivëve të rendit dhe mbështetësve nga Holanda. Incidente të tjera kanë ndodhur në një nga zonat e jetës së natës në Tiranë, disa qindra metra larg selisë së qeverisë, në rrugën Mustafa Matohiti, poshtë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rreth 200 huliganë holandezë u përballën me polícinë, duke përdorur shkopinj dhe duke gjuajtur me gurë ndaj oficerëve, dy prej të cilëve u plágosën. Të tjera incidente mes uniformave blu dhe ultrasve kanë ndodhur pranë selisë qendrore të polícisë në Tiranë, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit. Njësitë speciale të forcave të rendit kanë ndërhyrë dhe një makinë polície ka mbetur me xhama të thyer. Por me kalimin e orëve në vendngjarje kanë hyrë edhe italianët të cilët kanë hedhur gurë duke shkaktuar dëme në makina. Dy italianë, me sa duket tifozë të Romës, janë në spital pasi janë përfshirë në përplasjet me polícinë në Tiranë. Njëri ka pësuar lëndime në fytyrë, tjetri trauma në kokë.

Pronari i lokalit: “Përleshje se shqiptarët po bërtisnin Romë Romë”:

Gjithçka nisi kur qytetari që u rráh pasi provokoi tifozët holandezë, filloi të lavdërojë ekipin italian, duke thirrur “Romë, Romë”. Pavarësisht tentativave të stafit tonë për të qetësuar gjákrat, ka lindur një sherr mes tre shqiptarëve, mes të cilëve edhe provokatorin, dhe tifozëve holandezë. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që e godíti me karrige dhe që e rrëzoi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili në entuziazëm bëri një gabim”./ Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME