HomeLajmi i Fundit

Një nga të plagosurit në atentat, ish-punonjës policie

Një nga të plagosurit gjatë atentatit ndaj prokurorit, Arjan Ndoji është edhe Andi Maloku, drejtues i mjetit.

Maloku punonte si shofer privat për prokurorin Ndoji.  Mësohet se Maloku ka punuar si punonjës policie pranë Komisariatit të Krujës.

Maloku rezulton të jetë i plagosur më rëndë se dy personat e tjerë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.