Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Një partner/e tërheqës për një lidhje të gjatë?! Bëni kujdes!

E bukura është e frikshme, sidomos kur vjen puna tek lidhjet e gjata. Njerëzit  e bukur në përgjithësi kanë shansin të shijojnë shumë avantazhe në jetën e tyre. Duket sikur janë të prirur për të qenë më të suksesshëm në punë, e kanë më të thjeshtë ndërveprimin me njerëzit dhe madje thuhet se bëhen më lehtë të pasur. Sigurisht, nëse bukuria kombinohet me cilësi të tjera të përmbajtjes.

Një partner seksi ka përfitimet e veta, por për një lidhje të gjatë?!

1. Për ta ka shumë alternativa

Në këtë përfundim arritën studimet e bëra në universitetin e Harvard-it. Kjo shpjegon pse zakonisht çiftet perfektë në dukje dhe që kanë gjithçka, ndahen. Tërheqja sjell një mal me alternativa kështu që bëhet e vështirë ta ruash lidhjen nga kërcënimet e mjedisit të jashtëm.

2. Bukuria dhe martesa e trishtë janë të lidhura me njëra tjetrën!

Burrat që janë më të dëshirueshëm nga gratë janë dhe ata me numrin më të lartë të divorceve.

3. Njerëzit tërheqës janë të interesuar në alternativa të tjera, edhe nëse janë në një lidhje.

Zakonisht, thuhet se kur je çift e humbet “syrin bredharak”. Njerëzit e tjerë fillojnë të të duken më pak interesantë dhe kjo bëhet për të ruajtur marrëdhënien. Një teknikë e tillë nuk vlen për njerëzit e bukur; ata zakonisht tregojnë interes për alternativa të tjera edhe nëse janë në një marrëdhënie.

Gjithsesi, ka plot arsye të tjera që çojnë drejt përfundimit të një marrëdhënieje. Nuk do të thotë që vetëm pse je seksi, s’mund të kesh një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme, por nëse në marrëdhënie të tilla ke qënë i palumtur, me siguri e gjen veten tek ky studim!

Related posts

Eksperti: Kosova, asnjë hap derisa të zgjidhet qeveria e re

Klaudia gotanews

Edi Rama: Kjo nuk është protestë popullore, por…

Mila

Basha në Pogradec, fton banorët në protestë në Tiranë

Mila
Na Kontaktoni!