HomeLajme

Një person tenton të vetëdigjet para Komisionit Evropian

Një person bëri përpjekje të vetëdigjej të mërkurën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Personi derdhi benzinë përreth vetes, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin, shkruan ‘rel’, duke sjellë edhe videon, që tregon momentin e tmerrit. Në vend të ngjarjes dolën edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat.

Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij për vetëdjegie, personi u prangos dhe u dërgua në spital. Gjatë asaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll. Në këtë ngjarje nuk u plagos askush.


TË NGJASHME