HomeShowbiz

Një ribashkim mes Stines dhe Grazielës?!

Në fund të vitit që lamë pas, Stine në një postim në Instagram njoftoi se i kishte dhënë fund marrëdhënies së tij me Gracielën.

Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe herë pas here vendos t’u përgjigjet ndjekësve të saj të cilët shpesh herë e pyesin rreth jetës personale.
Së fundmi, një prej ndjekësve e ka pyetur rreth Stines: “Dëshiron të bashkohesh me Nestin?”

Ajo e bëri publik reagimin e saj: “Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vet nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim.”

Graciela ende nuk e ka ndarë mendjen nëse dëshiron apo jo që të rikthehet me Stinen. Rikujtojmë gjithashtu se këngëtari ka me të një vajzë e cila quhet Estia.


TË NGJASHME