HomeShowbiz

Një seri të dytë për “2 gisht mjaltë”? Përgjigjet Ermal Mamaqi

“2 gisht mjaltë” deri më tani rezulton si një ndër filmat më të suksesshëm shqiptarë, që në të gjitha kinematë ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie. Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata me rolin e tyre kryesor në film, kanë arritur ta shndërrojnë në komedinë më të bukur romantike. Një pjesë e mirë e fansave kanë kërkuar edhe një seri të dytë të filmit, por nuk ka pasur deri më sot një reagim nga ana e producentit dhe regjisorit Ermal Mamaqi. Megjithatë sot ai ka dhënë një përgjigje, që nënkuptonte se mund të ketë një tjetër seri për të gjithë ata që pëlqyen “2 gisht mjaltë”.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në “A2CNN”, Ermali tha: “’2 gisht mjaltë 2?’ Pse jo. Kjo po kthehet në një biznes dhe pse jo”. Me lekët e fituara ai tha se do të lajë në fillim paratë e filmit dhe duke qenë se e ka parë se po funksionon mund ta kthejë në një biznes të përvitshëm. Ndër të tjera Mamaqi shtoi se arma më e fortë e  suksesit të filmit është organizimi i tij dhe sigurisht shfaqja e Elvana Gjatës për herë të parë si aktore. Brenda dy javësh në të gjitha kinematë u shitën rreth 150 mijë bileta dhe vazhdon të ketë kërkesë të lartë nga ana e publikut për shfaqjen e komedisë. “2 gisht mjaltë” ka në qendër të tij një çift që për shkak të një ngatërrese anulon muajin e mjaltit në Karaibe dhe përfundon duke kaluar situata sa komike, po aq dhe ë vështira, në rrugët e jugut të Shqipërisë.


TË NGJASHME