HomeLifestyle

Një shëtitje në fshatin ku natyra e mori shpejt veten… sapo njerëzit u larguan

Ky fshat i braktisur ndodhet 56 milje larg Shangait, por në fakt dikur sikur i përket një bote, një planeti tjetër. Siç shihet në foto, vendi tërësisht i gjelbëruar, por i braktisur quhet Houtouwan, dikur ishte fshati i vendosur pranë shkëmbinjve të pjesës lindore, Shengshan. Por si shumë fshatra rurale të Kinës, është braktisur nga banorët për shkak se ata kanë zgjedhur të zbresin në qytetet e Kinës, aty ku mendojnë se mund të gjejnë një punë të mirë dhe të rrisin perspektivat e jetës.  Wang Yi u largua nga fshati kur ishte pesë vjeç, momenti kur familja u transferua në qytetin kryesor për mundësi më të mira. Sot 27 vjeç Wang shkon në vendlindje për të mbledhur gjethet e një çaji të shëndetshëm së bashku me nënën Zhu Mandi e cila thotë se ndërkohë që sheh rrotull i rikthehen të gjitha kujtimet e fëmijërisë.

Sigurisht që ky vend është i hapur për turistët edhe pse ka disa rregulla, ata duhet të tregojnë kujdes të mos shkelin dhe të mos dëmtojnë asnjë lloj bime, apo peme. Për të shkuar atje duhet të merret një varkë, më pas duhet të ecësh përmes disa kodrave me pamje nga fshati, rruga është pak e rrezikshme. Për shumë turistë që kanë shkuar atje, vendi sikur është krijuar për të mos u prekur nga dora e njeriut. Fshati sigurisht që nuk është tërësisht bosh, janë pesë njerëz të cilët shkojnë herë pas herë për të parë gjendjen, apo nëse ka nevojë për ndonjë rregullim/ Tiranapost.al

 


TË NGJASHME