HomeUdhëtime

Një shtëpi e frymëzuar nga “Winnie The Pooh”, e disponueshme në Airbnb

Me mbarimin e verës dhe fillimin e vjeshtës, shumë familje zgjedhin shëtitjet në fshat me të vegjlit e tyre dhe një vend në veçanti është i sigurt se do të magjepsë imagjinatën e tyre.

E vendosur në pyllin e bukur Ashdown në Sussex-in Lindor vetëm një orë e gjysmë nga Londra, kjo shtëpizë është e përkryer për adhuruesit e “Winnie The Pooh”.

Një shtëpi e frymëzuar nga filmi i animuar “Winnie the Pooh” është e vlefshme në Airbnb dhe adhuruesit e personazhit prej pelushi nuk mund të gjejnë vend më fantastik për të kaluar disa ditë pushimesh.

Shtëpiza e vendosur në trungun e një peme, është projektuar nga ilustratori i filmit për fëmijë Kim Raymond dhe brenda saj ndodhen me detaje të gjitha objektet që arushi Winnie përdor, duke përfshirë këtu dhe qypat e mjaltit.

Vendosja në Airbnb është pjesë e festimeve të 95-vjetorit të Disney-t dhe çmimet janë 95 £ për natë.


TË NGJASHME