HomePolitikë

Një thumb për Ramën nga ish-ministri Bushati

bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një fjalim lamtumire ka bërë një bilanc të punës së tij për këto 5 vite që ai drejtoi këtë institucion.

Bushati “thumboi” kryeministrin Rama për vendimin e tij për ta zëvendësuar me Genti Cakajn, duke thënë se “nuk ka garanci qe ajo që kemi para është më e mirë”.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, deklaroi ish-ministri.

Bushati ka folur për integritet, moral dhe besim, tre vlerat ku ai thotë se është mbështetur duke bërë punën e tij dhe se i ka menduar sot teksa ngjiste shkallët e Ministrisë për herë të fundit.

“Kam ndjekur rrugën e komunikimit duke dëgjuar. Duke respektuar fjalën e çdokujt në këtë ministri. Një diplomat dhe kjo ministri të mëson të përballesh me tjetrin.  Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysmë më parë.”


TË NGJASHME