HomeShowbiz

Një tjetër fustan i Valdrin Sahitit i mahniti të gjithë në tapetin e kuq të Grammys

Valdrin Sahiti po ecën me hapa të sigurt drejt rrugës së suksesit. Stilisti shqiptar ka veshur emra të famshëm botëror dhe dje pamë pikërisht divën e muzikës, Beyonce-n teksa mbante veshur një fustan të kuq të dizenjuar nga Sahiti. Beyonce nuk është as e para, as e fundit nga yjet botëror që zgjedh krijimet e stilistit shqiptar. Emri i tij po bëhet gjithmonë dhe më i dëgjuar dhe po preferohet nga emra të rëndësishëm të showbiz-it botëror, mjafton të përmendim Cardi B, Kelly Rowland, Iskra Lawrence etj.

Beyonce e veshur nga Valdrin Sahiti

Cradi B e veshur nga Valdrin Sahiti

Kelly Rowland e veshur nga Valdrin Sahiti

E fundit është edhe ish-kunata e motrave Kardashian, Blac Chyna. Modelja dhe biznesmenia amerikane kaloi në tapetin e kuq të Grammys 2020 me një fustan të kuq me temina, të çarë nga të dyja anët, të stiluar nga Valdrin Sahiti. Duhet të themi që Blac Chyna nuk është dukur kurrë më bukur se kaq.

View this post on Instagram

About last night at Grammys @blacchyna

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on


TË NGJASHME