Kronikë Lajme

Një tjetër i arrestuar në Gjirokastër, ja pse

pranga

Një 23 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

Related posts

Ngjela: Nëse hapen listat, Rama e Basha humbasin mandatin e deputetit

Mila

Kriza politike, Imzot Frendo: Po ecim drejt vetëvrasjes së kombit

Xhensila Gotanews

Aksioni anti-informalitet, ja sa biznesmenë dhe zyrtarë e kanë pësuar

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!