Një tjetër lajm i mirë, përfundon me sukses operacioni i një vajze me koronavirus

Një lajm tjetër i mirë vjen nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Një operacion kirurgjikal i një vajze të infektuar me koronavirus ka përfunduar me sukses.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Ogerta Manastirliu që ka ritheksuar se ekipet tona mjekësore janë në lartësinë e duhur për të përballuar çdo sfidë.
Postimi i plotë:
Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrë
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.
Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19