HomeRajon

Një transgjinor kryetar bashkie në Itali

Për herë të parë në Itali, një transgjinor është zgjdhur kryetar bashkie.

Zgjedhjet europiane në Itali të 26 majit kanë përkuar me zgjedhjet vendore në rreth 3800 komuna italiane ku është votuar për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkisë dhe Këshillave bashkiake.

Transgjinori  Gianmarco Negri, që në lindje quhej Maria, e me profesionin avokat ,është kryetari i ri i bashkisë së komunës Tromello me 3 mijë banorë në provincën e Pavias

Në zgjedhjet e 26 majit ai fitoi kundër kandidatit legist me 37.5% të votave.

“Që në fëmijëri jam ndjerë mashkull, thotë ai, e mundohesha të shtypja qënien time femër. Derisa më moshën 35 vjeçe vendosa të ndryshoj seks.”

Transgjinori Ginamarco Negri është votuar nga shumica e bashkëqytetarëve të tij, e një sinjal ky pozitiv që kjo qytezë e vogël sjell ndaj komunitetit LGBT e shoqërisë italiane.


TË NGJASHME