HomePolitikë

‘Një traumë kombëtare’, Hajdari reagon pas djegies së KZAZ-së dhe merr vendimin e rëndësishëm

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ashpër pas ngjarjes së djeshme ku disa militantë të PD-së i vunë flakën një shkolle në Shkodër me qëllim djegien e materialeve zgjedhore që gjendeshin në të.

Hajdari e ka konsideruar djegien e shkollës një traumë kombëtare dhe anti-shqiptare, ndërsa shprehet se ka vendosur që pagën e saj mujore ta dhurojë për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatrron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi një fushate ndërgjeqsimi nga çdo shqiptarë që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari


TË NGJASHME