HomePolitikë

‘Një turp kombëtar’, SHAV dënon ngjarjen në Vaun e Dejës

Shoqata Për Autonominë Vendore ka reaguar për sulmin e djeshëm në KZAZ-në numër 6 në Vaun e Dejës dhe për shkarkimin e kreut të kësaj bashkie Zef Hilën.

Shoqata e ka kosndieruar djegien e shkollës Ndre Mjeda në Vaun e Dejës një turp kombëtar dhe ka premtuar ndihmë në ndërtimin e saj. Shoqata ka dënuar sjelljen e Hilës dhe fton qytetarët të votojnë të dielën.

“Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës, turp kombëtar! Thirrje bashkive, të mos tradhtojnë misionin ndaj njerëzve e ligjit. Mbështetje policisë, ftojmë qytetaret të votojnë lirshëm të dielën.

Dënojmë me forcë sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenjë dhe e paligjshme, s’mund të përfaqësojë qytetarët. Solidaritet me banorët e Vaut të Dejes, s’kanë lidhje me dhunën, do ndihmojmë me ringritjen e shkollës”, thuhet në deklaratë.


TË NGJASHME