HomeUdhëtime

Një udhëtim nëpër qytetin e New York-ut në vitin 1911 (Video)

Një video e vitit 1911 me titull ‘Një udhëtim nëpër qytetin e Nju Jorkut’ është rikthyer në jetë më shumë se njëqind vjet më vonë nga inteligjenca artificiale.

Pamjet bardh e zi janë restauruar në cilësinë 4K, me 60 “frame” për sekondë, për të krijuar një version me ngjyra të filmit bardh e zi. Kjo është xhiruar fillimisht nga një kompani suedeze që merrej me prodhime kinematografike dhe më pas materiali është përpunuar nga Denis Shiryaev, një prodhues videosh për YouTube, që ka kryer edhe më parë transformime të tilla.

Në videon prej 8 minutash tregohet jeta e përditshme në Nju Jorkun e atyre viteve, ndërsa në një moment shfaqet edhe Statuja e Lirisë, ura e Bruklinit, apo godina “Flatrion”, disa nga monumentet më të famshme të atij që konsiderohet si një prej qyteteve më të bukur në botë.

Video është përmirësuar duke përdorur programe të fuqishme si “Gigapixel AI” dhe “DAIN”. Video fillimisht është shfaqur në Muzeun e Arteve Moderne (MOMA) në Nju Jork, ndërsa pak ditë më parë është botuar në YouTube nga Shiryaev.

Përshtatur në shqip nga Daily Mail/ A.A/ GotaNews


TË NGJASHME