HomeShowbiz

Një vëlla për Stormin? Këto janë planet e Kylie Jenner për një fëmijë të dytë

Kylie Jenner tregon se dëshiron t’i japë vajzës së saj Stormi një vëlla të vogël: “Të jesh prind është stresuese, por është gjëja që dua më shumë në këtë botë”

Asgjë nuk e bën më të lumtur Kylie Jenner sesa të qënit nënë e vajzës së saj Stormi, 2 vjeç, me ish-partnerin Travis Scott, 29 vjeç. Stormi është në atë moshë që ka filluar të distancohet pak nga e ëma dhe kjo e bën Kylie shumë të lumtur, por në të njëjtën kohë edhe pak të trishtuar.

“Tani është pak më shumë se dy vjeç e gjysmë. Jam e entuziazmuar që ajo po rritet, por në të njëjtën kohë jam shumë e trishtuar ”- zbulon Kylie.

Ajo shprehet se do t’i mungojnë përjetimi i këtyre momente të çmuara të rritjes. Pikërisht për këtë arsye, Kylie Jenner nuk e fsheh dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër. Ndërsa bashkëpunonte me James Charles për një video tutorial mbi grimin e Halloween në kanalin e saj në YouTube, Kylie Jenner ka rrëfyer se vërtet dëshiron më shumë fëmijë.

“Nuk ka asgjë që dëshiroj më shumë në këtë botë. Unë mendoj për të çdo ditë. Por ende nuk e di se kur do të ndodhë. Nuk kisha planifikuar që të kisha fëmijë për momentin por pas Stormit, është e pamundur për mua të mos dua fëmijë të tjerë!”

“Të jesh prind është stresuese – tha Kylie – gjithmonë duhet të dish se çfarë është gjëja e duhur. E mbaj veten të informuar, lexoj libra, ndjek të gjitha profilet në Instagram për nënat. Ende po përpiqem të mësoj mënyrën më të mirë për të rritur një fëmijë, por mendoj se çdo fëmijë është ndryshe. Unë vetëm i këshilloj nënat që të bëjnë atë që mendojnë se është më e mira për fëmijën e tyre”.


TË NGJASHME