HomeShowbiz

Njerëzit e tallën, por Kim Kardashian është e vendosur për të vazhduar studimet për …

Pak ditë më parë Kim Kardashian zbuloi se po studion të bëhet avokate dhe sa ka nisur stazhin si studente pranë një zyre ligjore. Menjëherë pas kësaj, fansat filluan ta tallnin, duke qenë se kjo nuk është diçka e zakonshme për një grua në moshën e saj. Megjithatë Kim duket e vendosur në qëllimet e saj dhe nuk do të heq dorë. Burime pranë “People” kanë treguar se yllit të “Keeping Up With The Kardashains” nuk i interesojnë aspak fjalët e të tjerëve dhe do të vazhdojë të studiojë. “Kim e ka kuptuar se njerëzit po tallen me të, por asaj nuk i intereson. Ajo është e bindur se kjo është gjëja që dëshiron të bëjë dhe ajo do ta bëjë, pavarësisht asaj që thonë të tjerët. Ajo ka një memorie të shkëlqyer dhe mund të bëjë disa gjëra në të njëjtën kohë”, kanë thënë burimet pranë saj. Gjithashtu ata kanë treguar se ajo ka mbështetjen e bashkëshortit të saj, Kanye West dhe mendon që këtë profesion ta përdorë për t’ju bërë mirë të tjerëve. Pavarësisht se Kim është edhe nënë e tre fëmijëve, ajo po vërteton edhe njëherë se nuk ka probleme me menaxhimin e kohës .


TË NGJASHME