HomeSport

“Njerëzit me identifikojnë me suksesin tim”, Ronaldo tregon anën e tij njerëzore

Cristiano Ronaldo, është një prej futbollistëve më të mirë në historinë e këtij sporti. Ai cilësohet si një fenomen dhe një prej të paktëve futbollistë që kanë arritur të fitojnë gjithçka. Shumë i lakmuar Ronaldo është edhe jashtë fushave të blerta ku fansat e shumtë janë gjithë kohën në pritje të detajeve të jetës së tij private. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica“, ylli portugez i Juventus, ndalet te pjesa njerëzore e tij. Kjo e fundit sipas tij, është shumë më ndryshe nga çka mendojnë fansat. Shumë prej tyre, menojnë se pika e tij më e fortë, është ana e tij mentale, madje shumë prej tyre e krahasojnë me një kompjuter.

“Nuk besoj se njerëzit mendojnë se jam një robot, por ata shohin tek un një person që nuk ka kurrë probleme, nuk jam kurrë i trishtuar, nuk shqetësohem kurrë. Njerëzit me identifikojnë me suksesin tim, me parat që fitoj. Ata mendojnë, si mund të jetë i trishtuar apo në krizë një futbollist si Ronaldo i cili është një milioner? Mund ti kuptoj deri në një pikë por shpesh kam përjetuar disa situata, por gjithsesi përpiqem ti kuptoj. Njerëzit mezi presin që Cris të gaboj, të humbas një penallti, të humbas një ndeshje deçizive, por kjo është pjesë e jetës time, jam i përgatitur prej shumë kohësh”.

Ronaldo gjithashtu, është ndalur edhe në pjesën se si ai e sheh një ndeshjë futbolli: “E shoh si një mision, zbres gjithnjë në fushë për të fituar, për tu përmirësuar. Njerëzit më duan por dhe më gjykojnë në mënyrë konstante. Ai tani është 33, 34, 35 duhet ti jap fund, për të gjithë ata që e mendojnë kështu, un do të vijoj ti befasoj, un jam akoma C.Ronaldo”.


TË NGJASHME