HomeLajme

Njeriu më i kërkuar i Azisë, në një ligë me “El Chapon”

Tse Chi Lop, një shtetas kanadez i lindur në Kinë, dyshohet se udhëheq një sindikatë të gjerë shumëkombëshe të trafikut të drogës, të formuar nga një aleancë e pesë grupeve të triadave të Azisë. Anëtarët e saj e quajnë thjesht “Shoqëria”. Policia ka zbuluar një prej nofkave të Tse, Sam Gor, kantonisht për “Vëllai Numri Tre”.

Ai është njeriu më i kërkuar i Azisë, mbrohet nga një roje i kikboksierësh Thai dhe udhëton me avion privat. Policia thotë se ai dikur humbi 66 milion dollarë brenda një nate të vetme në një kazino të Macau.

Ai konsiderohet i të njëjtës ligë trafikantësh si El Chapo ose Pablo Eskobar duke gjeneruar me organizatën e tij rreth 17 miliard dollarë në vit. Ai njihet ndryshe si mbreti i metanfetaminës, që thuhet se prodhohet me ritme industriale në pyjet e pakalueshme të Myanmarit, dhe nga aty shkon kudo në Azi, veçanërisht në Japoni dhe Australi.

Organizata është jashtëzakonisht e pasur, e disiplinuar dhe e sofistikuar – në shumë mënyra më e sofistikuar se çdo kartel i Amerikës Latine, thonë zyrtarët anti-narkotikë. Sam Gor furnizon një treg më të madh, më të larmishëm të drogërave dhe bashkëpunon me një gamë më të larmishme të grupeve lokale të krimit sesa kartelet latine, duke përfshirë Yakuza të Japonisë, bandat e motoçiklistëve të Australisë dhe bandat etnike kineze në të gjithë Azinë Juglindore.

Tse Chi Lop lindi në Provincën Guangdong, në jug të Kinës dhe u rrit gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës. Mes spastrimeve të përgjakshme, kampeve të punës të detyruar dhe urisë masive, një grup anëtarësh të burgosur të Gardës së Kuqe të Mao në qytetin jugor të Guangzhou formuan një ndërmarrje kriminale të ngjashme me treshen e quajtur Banda e Rrethit të Gjerë. Tse më vonë u bë anëtar i grupit, thotë policia, dhe si shumë prej vëllezërve të tij u zhvendos në Hong Kong, dhe më pas në Kanada në vitin 1988.

Në 1998, sipas të dhënave të gjykatës, Tse u dënuar me akuza të trafikut të drogës në Gjykatën Lindore të rrethit të Neë York. Ai u shpall fajtor për trafik heroine në Amerikë, tregojnë të dhënat.

Përmes një peticioni të paraqitur nga avokati i tij në vitin 2000, Tse kërkoi mëshirë. Prindërit e tij të sëmurë kishin nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Djali i tij 12-vjeçar kishte një sëmundje të mushkërive. Gruaja e tij ishte e mbingarkuar. Nëse lirohem, u zotua Tse, do të hap një restorant. Ai shprehu “pikëllim të madh” për krimin e tij, tregojnë të dhënat gjyqësore.

Tse u dënua me nëntë vjet burg, të kaluara kryesisht në institucionin federal korrektues në Elkton, Ohio.

Pasi u la i lirë në vitin 2006, policia thotë se ai u kthye në Kanada, ku supozohej se do të ishte nën mbikëqyrje për katër vitet e ardhshme. Është e paqartë kur Tse u kthye në njohjet e tij të vjetra në Azi. Por të dhënat e korporatave tregojnë se Tse dhe gruaja e tij regjistruan një biznes, China Peace Investment Group Company Ltd, në Hong Kong në 2011.

Që prej atëherë ai ja ka dalë të ngrihet në majë të organizatës së trafikut të drogës duke e bërë njeriun më të kërkuar në Azi.


TË NGJASHME