HomeLajme

Njihuni me 5 shenjat më hot të horoskopit

Nëse doni të keni një jetë seksuale të zjarrtë, pyeteni dikë për shenjën astrologjike para se të pranoni të filloni një lidhje. Ja cilët janë 5 më të mirët: Dashi, Demi, Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari.

Dashi

Mjaft impulsivë, Dashi do të bëjë dashuri papritur dhe në vende të veçanta. Personat e kësaj shenje e lënë gjithmonë veten në dorë të ndjenjave të momentit dhe me ta mund të kalosh momente pasionante.

Demi

Pasionantë dhe sensualë, Demi do t’i bëjë gjërat sa më mirë. Pasi fitojnë besimin e personit në krah, ata bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë dhe për ta bërë të ndihet si asnjëherë më parë. Përkujdesi është një tipar i adhurueshëm i tyre.

Peshorja

Nëse jeni romantike do e adhuroni një Peshore. Ata nuk jetojnë dot pa dashuri, duan të qëndrojnë shumë afër atij që duan dhe japin gjithçka për kënaqësi sa më të forta.

Akrepi

Për personat e kësaj shenje seksi është jetësor. Ata dominojnë në shtrat, japin gjithçka nga vetja për ta bërë partnerin të ndihet mirë dhe të përjetojë sa më shumë kënaqësi. Duke qenë se e shohin seksin edhe si një sport, ata duan ta praktikojnë shpesh për të mos u ndierë nervozë. Nëse doni butësi dhe ngadalësi, më mirë kërkoni dikë tjetër.

Shigjetari

Personat e shenjës së Shigjetarit janë të respektueshëm dhe të ngrohtë, pot nga ana tjetër kanë një shije të theksuar për seksin e egër e ndonjëherë edhe të dhunshëm. Ata pëlqejnë çastet intime spontane dhe duan që ato të jenë të shpeshta dhe në vende nga më të veçantat. Këta partnerë janë idealë për ata që duan më tepër aventura pasionante.


TË NGJASHME