Njihuni me 9 këshillat e bukurisë në këto ditë të nxehta

Cilat do të jenë 9 këshillat e bukurisë për këto ditë të nxehta ?Me poshtë iu paraqesim disa prej këtyre këshillave :
Baluke shumë të shkurtra
Mënyra të reja, të freskëta për të filluar vitin. Duket se baluket shumë të shkurtra i shkojnë çdo fytyre.
50 hijet e grisë
Nëse keni pasur gjithmonë dëshirë t’i bëni flokët ngjyrë gri, 2019 është viti juaj.
Buzë shumë të theksuara
Harrojini ngjyrat nude në buzët tuaja. Vitin që vjen do të jenë në modë ngjyrat shumë të theksuara që bien në sy.
Qerpikë të kthyer natyralisht
Qerpikët shumë të gjatë dhe jonatyralë nuk do të jenë në modë këtë vit. Në vend të tyre, përpiquni të përmirësoni qerpikët tuaj me produkte natyrale si për shembull vaji i kastorit.
Thonj “të pudrosur”
Kur manikyri fillon të hiqet, thonjtë tuaj duken shumë keq. Për këtë zgjidhja mund të jetë lyerja me disa kokrriza sipër si pudër, të cilat jo vetëm e mbrojnë manikyrin duke i dhënë jetëgjatësi, por edhe janë trendi i vitit 2019.
Makiazh i shndritshëm
Asgjë nuk i jep shkëlqim fytyrës si ngjyrat e shndritshme. Ky do të jetë një nga trendet e bukurisë së vitit 2019.
Flokët lejla
Kjo ngjyrë në ditë të ftohta dimri do t’ju sjellë më pranë pranverën. Vitin që vjen nuk janë më në modë thonjtë në formë katrore, por ata në formë bajame me majën ovale.
Hidratues të lëngshëm
Ne bëjmë gjithçka për një fytyrë të butë, lëkurë të shndritshme. Pse të mos përdorni hidratues të lëngshëm që depërton më mirë në lëkurë?
Thonj në formë bajameje
Vitin që vjen nuk janë më në modë thonjtë në formë katrore, por ata në formë bajame me majën ovale.