HomeShowbiz

Njihuni me bashkëshorten e Arian Çanit

Pasditen e djeshme në emisionin e Rudina Magjistari, ka qenë e ftuar bashkëshortja e Arian Çanit, dentistja-pediatria Enida Petro.

Gjatë emisionit ajo foli për kujdesin që duhet të kenë fëmijët me shëndetin e dhëmbëve.

Enida është shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që ajo është edhe bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Vajzën Joanën, të cilën pak javë më parë Çani e prezantoi gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit të sotëm, Rudina Magjistari vuri këtë moment në ekran ndërsa Enida Petro tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.

“Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”, tha Rudina gjatë prezantimit të saj.


TË NGJASHME