HomeSociale

Njihuni me kafenenë që ngjan me një film vizatimor, në Korenë e Jugut

Dhomat e kafenesë koreane ngjajnë me vizatime në letër, e megjithatë ky është vetëm një iluzion optik.

Bëhët fjalë për një kafene në Seul të Koresë së Jugut, e krijuar me mjeshtëri për t’u dhënë klientëve përshtypjen sikur janë brenda një karikature.

‘Cafe Yeonnam-dong’ u hap vitin e kaluar dhe çdo gjë që gjendet brenda saj, nga dekori dhe mobilimi  e deri tek enët, janë në ngjyrë bardhë e zi.

“Ne e krijuam kafenenë sepse nuk kishte diçka të tillë në Kore, apo edhe në botë. U përpoqëm të mishëronim një koncept shumë të veçantë. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm këtë stil”, u shpreh për MailOnline Travel, Eunjin Lee, pronari i kafenesë.

Kjo kafene është veçanërisht popullore për të rinjtë që dëshirojnë të realizojnë foto në ‘kafenenë karikaturë’.


TË NGJASHME