HomeShowbiz

Njihuni me këngëtarin shqiptaro-amerikan që po ngjit majat e suksesit

Big Cruz është një emër i ri për tregun muzikor. Që në moshën 1-vjeçare ai ka emigruar drejt Amerikës, megjithatë asnjëherë nuk e ka harruar dashurinë për vendin e tij.

Mirëpo, së fundmi ai është rikthyer në Shqipëri për të realizuar klipin e këngës së tij të parë me qëllim promovimin e vendit. “Look Back” titullohet kënga dhe klipi i saj është realizuar në Sarandë dhe Vlorë.

3 kompani muzikore po presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihanan, Lady Gaga e shumë artistë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.


TË NGJASHME