HomeLajme

Njihuni me njeriun që udhëtoi përreth botës pa këpucë

Ian Oliver ka udhëtuar në gjithë botën mirëpo kur vjen puna për gjërat që i duhen marrë me vete ai nuk shqetësohet për këpucët.
44 vjeçari nga Nottinghamshire njihet si udhëtari këmbëzbathur. Ian fillimisht e praktikoi këtë gjë kur ishte adoleshent mirëpo e pranon se kur ishte fëmijë nuk i pëlqente kjo ide.

Mendoj se kur isha fëmijë nuk më pëlqente të rrija pa këpucë. Por gjithçka ndryshoi, mendoj se nga vitet e adoleshencës. Gjatë viteve u bëra më kurajoz dhe kur isha në universitet e praktikoja më shumë”– shprehet Ian.

Tashmë Ian ecën këmbëzbathur aq sa të mundet madje i shijon udhëtimet në atë mënyrë- edhe pse ka disa periudha që do donte të kishte veshur këpucë.
Arsyeja se përse i pëlqen të qëndrojë pa këpucë është e thjeshtë: Ian ndihet sikur këmbët e tij marrin shumë nxehtësi.

“Këpucët më bëjnë të ndihem jo komfort dhe ndonjëherë më duket sikur kam diçka në këmbët e mia”.
Mirëpo të qëndrosh pa këpucë duket se ka benefitet e saja. Të relakson dhe të bën të ndihesh sikur je më i lirshëm.

Ian tregon se ka shkuar në restorante, clube dhe askush nuk e ka vënë re se ai ishte këmbëzbathur. 44 vjeçari ka udhëtuar në shumë vende të botës, nga Afrika e deri në Balkan.


TË NGJASHME