HomeLajme

Njihuni me personin që shpiku dezinfektuesin e duarve

dezinfektues duarsh

Dyzet e gjashtë vjet më parë, Lupe Hernandez nga Bakersfield, në Kaliforni, bëri një zbulim, që vite më vonë do të dëshmonte se do të shpëtonte jetën e njerëzve në të gjithë globin.

Raportohet se studentja latine e infermierisë kishte krijuar idenë për dezinfektimin e duarve pasi kuptoi që alkooli në formë xhel, mund të ishte një mënyrë efektive për të pastruar duart, në një situatë kur personi nuk ka qasje në sapun dhe ujë të pastër. Pasi mësoi se ideja e saj kishte një potencial të lartë komercial, ajo u interesua për të më shumë informacione rreth procesit së prodhimit.

The Guardian publikoi një artikull duke cituar që ajo ishte autori i kësaj shpikje që ndryshon jetën në 13 Mars 2012. Që atëherë, ka qenë shumë pak e shkruar për të, shpikjen e saj apo ndonjë gjë tjetër që ajo ka realizuar. Meqenëse lajmet për shpërthimin e koronavirusit goditën mbarë botën, shpikja e Lupes ka qenë në kërkesë shumë të lartë dhe njerëzit janë mbështetur në të, më shumë se kurrë. Aq shumë kërkesë ka patur saqë në shumë vende ka pasur dhe mungesë të tij.

Markat e njohura si Dior dhe Don Q Rum në Porto Riko kanë njoftuar se do të përdorin fabrikat e tyre për të ndihmuar në plotësimin e nevojës për dezinfektuesin e duarve.


TË NGJASHME