HomePsikologji

Njihuni me qytetin që i ka të ndaluara thashethemet

Qyteti i vogël Binalonan, i ndodhur në Filipine ka ndaluar me ligj thashethemet. Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të ndalë përdorimin e atyre që ndryshe quhen “chismis”.

Kjo masë u ndërmor pasi ishin të shumta rastet kur thashethemet i tejkalonin kufijtë duke përfshirë shumë njerëz e duke nxitur kështu konflikte mes tyre.

Ka shumë lloje thashethemesh, por shumica prej tyre lidhen me pronat, paratë dhe marrëdhëniet. Ky ligj është për të ndërgjegjësuar njerëzit se çdo gjë që themi është përgjegjësia jonë si individë. Duam të tregojmë që qyteti i Binalonan ka njerëz të mirë dhe është një vend i sigurt për të jetuar”, është shprehur kryetari i bashkisë, Ramon Guico.

Ata që kapen duke bërë thashetheme do të ndëshkohen me një gjobë që fillon nga 200 pesos (3 paundë) e deri në 15 paundë dhe 3 deri në 8 orë punë në shërbim të komunitetit.


TË NGJASHME