HomeShowbiz

Njihuni me të dashurën ‘sekrete’ të Ledri Vulës

Ledri Vula përflitej prej kohësh për një lidhje romantike me një vajzë të quajtur Sara. Profili i saj mbahej disi sekret në rrjetet sociale dhe të vetmet foto që qarkullonin online, ishin ato ku çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Sara Hoxha, vajza që nuk i përket botës së televizionit, ka hapur profilin e saj në Instagram, dhe është gati t’i tregojë botës për lidhjen me reperin Ledri Vula. Sara është një vajzë që i ka qejf udhëtimet dhe thuajse çdo foto e saj është e publikuar nga destinacione të ndryshme disa edhe të përbashkëta me reperin.


Lidhja e Sarës me Ledrin besohet se ka nisur në vitin 2017, pasi në një foto të dhjetorit të atij viti, Sara ka shkruar inicialin e partnerit të saj, L.

Komentet dhe fjalët e bukura nuk mungojnë as nga shoqëria e Ledrit, si Kida, Dhurata Dora apo Ariana Fejzullahu, të cilët janë tashmë edhe shoqëria e Sarës. Edhe vetë Ledri nuk është treguar aspak i rezervuar me komentet e tij në fotot e Instagramit të Sarës, ku emojit me zemra dhe lule, flasin tashmë për marrëdhënien e tyre romantike.


TË NGJASHME