HomeLajme

Njihuni me VIP-at shqiptarë të lindur në shenjën e Peshores

Peshoret shquhen për inteligjencën, janë dëgjues të mrekullueshëm dhe rrallë veprojnë me nxitim. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë gjithnjë harmoninë, megjithatë përfshihen shpeshherë në situata aspak harmonike. Peshoret do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Megjithatë u duhet thjesht kohë për të vendosur balancën.

Ndër të tjera, ata vlerësohen për komunikimin dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe veten për të tjerët. Në të shumtën e rasteve, një Peshore nuk heq kurrë dorë nga qëllimi që i ka vendosur vetes.

Disa prej karakteristikave të mësipërme, me siguri do t’i gjeni te personazhet shqiptarë të lindur në shenjën e Peshores.

Saimir Pirgu, 23 shtator
Noizy, 27 shtator
Mozzik, 29 shtator
Armiri Shahini i West Side Family, 4 tetor
Gashi, 4 tetor
Andresa, 17 tetor
Aurela Gaçe, 16 tetor
Isli Islami, 17 tetor
Valdrin Sahiti, 19 tetor
Lori Hoxha, 19 tetor
Enca, 19 tetor

TË NGJASHME