HomeShowbiz

Njihuni me yjet e Hollywood-it që janë martuar me fansat e tyre

Të gjithë ne në jetë kemi idhull dikë, qoftë një këngëtar, një aktor apo e një artist tjetër dhe gjithçka që pret prej tij është një fotografi sëbashku, apo qoftë dhe një autograf. 
Sigurisht që do donim t’i takonim dhe t’i njihnim më mirë, por shpesh VIP-at apo yjet e Hollywood-it duken aq të paprekshëm sa as nuk guxon të mendosh se mund të kesh diçka më shumë me të.
Por ja që ka patur disa fansa që kanë qenë me shumë fat dhe jo vetëm që i kanë takuar, por dhe janë martuar me ta.

Njihuni me disa prej VIP-ave të famshëm që janë martuar pikërisht me fansat e tyre.

Një ndër çiftet më simpatik të momentit janë Alex Rodriguez me Jennifer Lopez. Rrugët e tyre para se të bashkoheshin përfundimisht janë kryqëzuar disa herë më parë. Ata janë takuar në vitin 2005, kur Jennifer ishte e martuar me Marc Anthony-n dhe kanë pozuar të tre së bashku në një fushë bejsbolli. Dhe më e bukura nuk është kjo, por është një takim i para 20 viteve, kur Jennifer ka firmosur edhe një autograf për Alex. Pra Alex ka qenë fans i JLo-së dhe kujt do ja merrte mendja që një ditë ata do të martoheshin dhe do të ishin kaq të dashuruar.

5b1e922142e1cc70df21ee9c-750-562.jpg


Edhe pse Kanye West është një personazh publik shumë i njohur ai është shprehur se ka qënë gjithmonë një fans i Kim Kardashian para se të njihej me të. Të dy janë takuar në vitin 2003, në atë periudhë Kim ishte e martuar por pas divorcit ajo filloi të shoqërohej me Kanye dhe në vitin 2014 u martuan.

kim.jpg


Kur Danny Moder u takua me Julia Roberts në vitin 2000, ai tashmë ishte një fans shumë i madh i saj dhe si mund të mos ishte në fund të fundit, kur ajo asokohe ishte një ndër yjet më të mëdhenj të Hollywood-it. Pas 2 vitesh njohje ata të dy u martuan më 2002 dhe vazhdojnë ende sot, të cilët kanë arritur të mbajnë një prej martesave më të gjata në Hollywood.

julia-roberts-danny-moder-t.jpg

Kur Jessica Alba u takua me Cash Warren në vitin 2004, ajo mund të kishte kë mashkull të donte, por ajo u tërhoq dhe zgjodhi asistentin e produksionit ‘Fantastic Four’ Cash Warren, i cili ishte fansi i saj. Ata patën një kimi të madhe me njëri-tjetrin dhe më 2008 u martuan, të cilët kanë sot 2 vajza së bashku. Sot Warren punon si producent filmash, ndërsa Jessica e ndan kohën e saj midis karrierës së saj me linjën e bukurisë që ka krijuar dhe familjes.

jessica.jpg

Kur ti je një ndër modelet më të bukura dhe më të suksesshme në botë, si Gisele Bündchen, nuk e ke të vështirë për të gjetur dikë për të dalë e për të krijuar një marrëdhënie, por ja që modelja braziliane dëshironte shumë dhe kishte një inters të madh vetëm për futbollistin e njohur Tom Brady, të cilin e ka takuar disa kohë më vonë nëpërmjet disa miqve të përbashkët. Në vitin 2009 ata janë martuar dhe tani kanë 3 fëmijë së bashku.

gisel.jpg

Një tjetër personazh që u martua me një fans është edhe Zoe Saldana. Vetëm pas disa muajsh bashkë çifti mbajti ceremoninë e dasmës dhe bashkëshorti i aktores Marco Perego mbajti mbiemrin e saj. Elvis Presley e takoi bashkëshorten e tij Prishila në Gjermani kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Si një adoleshente në atë kohë ajo ishte një fanse e madhe e Elvis Presley. Por romanca midis tyre nuk filloi menjëherë, 3 vite më vonë ata u takuan sërish dhe pas 5 vitesh u martuan.

elvis-priscilla-fea-bb1-2018-preview-a-billboard-1500.jpg

TË NGJASHME